Ford Fiesta e Elektrifikuar dhe e Përmirësuar - Ekonomi Më e Mirë Karburanti, Më Shumë Argëtuese në Drejtim dhe Më Tepër Teknologji

-Ford prezanton motorrë të elektrifikuar në Fiesta-n shumë të shitur; teknologjia EcoBoost Hybrid 48 volt dhuron 5 përqind përmirësim në ekonominë e karburantit, përmirëson argëtimin në drejtim. 

-Kontrolli Adaptiv i Lundrimit me Stop & Go and Njohje të Sinjalistikës së Shpejtësisë është përfshirë për të ndihmuar shoferët në manovrimin përgjatë trafikut qytetas dhe autostradal me më shumë vetëbesim. 

-Modemi FordPass Connect ndihmon në dhurimin e një eksperience të natyrshme pronësie dhe mundëson funskione si mbyllje dhe hapje në distancë përmes aplikacionit celular FordPass.

KËLN, Gjermani, 8 Qershor, 2020 - Ford Fiesta e njohur kompakte “hatchback” - modeli më i shitur i Ford-it në Evropë - është tashmë në dispozicion për tu porositur me një motorr të elektrifikuar për herë të parë, siç lajrmëroi Ford. 

Motorrët Ford EcoBoost Hybrid do të dhurojnë ekonomi karburanti të përmirësuar për shoferët e Fiesta-s teksa plotësojnë eksperiencën e “argëtimit në drejtim” të Ford-it me performancë më të fuqishme dhe reaguese, si dhe përshpejtim në marsh. 

Teknologjia e butë hibride 48 volt prezantohet bashkë me teknologji të reja të asistencës në drejtim duke përfshirë Kontrollin Adaptiv të Lundrimit me Stop & Go dhe Njohësin e Sinjalistikave të Shpejtësisë, dizenjuar për të dhuruar një eksperiencë drejtimi më pak stresuese në autostrada dhe përgjatë qyteteve. 

Shtimi i teknologjisë EcoBoost Hybrid tek dinamikat e drejtimit të Fiesta-s, më të mirat e kategorisë së saj, do të thotë se konsumatorët mund të kenë edhe më shumë fuqi dhe të arrijnë më tej më një serbator me karburant”, tha Roelant de Waard, zëvendës president, Marketing, Shitje & Shërbim, Ford për Evropën. “Fiesta EcoBoost Hybrid do të ndihmojë Ford-in që të sjellë përfitimet e elektrifikimit tek më shumë shoferë se asnjëherë më parë”.

Ford është i përkushtuar që të ofrojë një version të elektrifikuar të çdo makine pasagjerësh që hedh në treg në Evropë dhe do të rrisë serinë e mjeteve të elektrifikuara në Evropë në 18 në shitje përpara fundit të vitit 2021. 

Motorrët jo-hibridë të Fiesta-s janë gjithashtu të përmirësuara mw tej me gjeneratën më të fundit të motorrit 1.0 litra EcoBoost me benzinë dhe një transmision automatik të ri, dy-friksionësh me shtatë shpejtësi, optimizuar për efiçencë karburanti dhe emetime CO2. 

Për më tepër, Fiesta është tashmë më mirw e lidhur se më parë si rrjedhojë e një modemi standart FordPass Connect i cili mundëson një seri funksionesh për ta bërë eksperiencën e pronësisë më të thjeshtë dhe më shpërblyese përmes përdorimit të aplikacionit celular FordPass. 

Linja e pasur Ford Fiesta përfshin makinën plot stil Fiesta Trend dhe Fiesta Titanium, crossover-in Fiesta Active të frymëzuar nga SUV, sportiven Fiesta ST-Line dhe mondanen Fiesta Vignale në stile trupash me tre dhe pesë dyer në varësi të variantit. Ford shiti 227,100 Fiesta në Evropë më 2019. 

Efiçenca EcoBoost Hybrid

Shoferët e Fiestas mund të përfitojnë tani e tutje nga teknologjia e sofistikuar e Ford-it EcoBoost Hybrid, e prezantuar për herë të parë për konsumatorët e makinave për pasagjerë në crossover-in e ri Ford Puma në fund të 2019. 

Në dispozicion në motorrë 125 KF dhe 155 KF, modelet Fiesta EcoBoost Hybrid kanë një startues/gjenerator të integruar (BISG) të vendosur në vend të alternatorit standard që mundëson rikuperimin dhe ruajtjen e energjisë që zakonisht humbet gjatë frenimit për të karikuar një paketë baterie litium-joni 48 volt të ftohur me ajër.   

BISG gjithashtu vepron edhe si motor, duke u integruar me motorrin dhe duke përdorur energjinë e ruajtur për të mundësuar asistencë në tërheqje gjatë drejtimit normal apo gjatë përshpejtimit, si dhe mbajtjen në punë të pajisjeve të tjera elektrike në mjet.   

Sistemi inteligjent, vetë-rregullues hibrid monitoron vazhdimisht se si automjeti po përdoret për të përcaktuar kur dhe se sa intensivisht të karikohet bateria për përfitim optimal, dhe kur të përdoret ngarkesa e ruajtur e baterisë duke përdorur një nga dy skenarët e mëposhtëm:

  • Zëvendësim të çiftit rrotullues që aktivizon funskionalitetin BISG të motorrit elektrik për të ofruar deri në 24 Nm fuqi tërheqëse - duke ulur sasinë e punës që kërkohet nga motorri i benzinës dhe duke kontribuar në emetime CO2 nga 91g/km NEDC (112 g/km WLTP) dhe efiçencë karburanti nga 4.0 l/100km NEDC (nga 5.0 l/100km WLTP). Duke përdorur zëvendësimin e cilindrave, EcoBoost Hybrid me 125 KF ofron një përmirësim në efiçencën e karburantit me 5 përqind krahasuar me motorrin tradicional të benzinës 125 KF 1.0 litra EcoBoost (NEDC), dhe deri në 10 përqind në skenarët brenda rrugëve të qyteteve, sipas të dhënave të Ford-it. 
  • Furnizim të cilindrave, që aktivizon funskionalitetin BISG të motorrit elektrik për të rritur maksimumin e tërheqjes në dispozicion nga motorrët derin në 20 Nm mbi nivelin e ofruar vetëm nga motorri i benzinës - duke ofruar 240 Nm tek motorrët 155 KF. 

Për më tepër, përshpejtimi mes marsheve është përmirësuar falë futjes së një cilindri elektrik shtesë me 50 Nm dhe një motorri elektrik me 12 KF mes 1,500 rpm dhe 2,000 rpm. Përshpejtimi nga 20 km/orë në marshin e tretë Fiesta EcoBoost Hybrid me 125 KF do të udhëtojë me 45 km/orë pas 5 sekondash, 9 km/orë më shpejt se modeli me benzinë 125 KF Fiesta EcoBoost.   

BISG u mundëson gjithashtu inxhinierëve të Ford që të ulin raportin kompresues të motorrit 1.0 litra EcoBoost dhe të shtojnë një karikues turbo më të madh për më shumë fuqi, duke minimizuar vonesat turbo përmes furnizimit cilindrik dhe gjithashtu e rrotullon motorrin më shpejt për të ruajtur përgjigjet e karikuesit turbo. 

BISG më i fuqishëm gjithashtu mundëson që teknologjia Auto-Start-Stop e Fiesta EcoBoost Hybrid të operojë në një gamë më të gjerë skenarësh për kursime edhe më të mëdha të karburantit, përfshirë edhe gjatë rënies së shpejtësisë deri në ndalesë nën 25 km/orë (15 milje/orë) dhe madje edhe kur automjeti është në ingranazh me pedalin e friksionit të shtypur.   

Si motorri Fiesta EcoBoost Hybrid dhe motorri tradicional i benzinës - në dispozicion me 95 KF dhe 125 KF - tashmë përdorin gjeneratën më të re të motorrit EcoBoost 1.0 litra, fitues të shumë çmimeve, i cili përmban dhe çaktivizim të cilindrave. 

Teknologjia rrit më tej efikasitetin e karburantit duke fikur automatikisht një prej cilindrave kur kapaciteti i plotë nuk është i nevojshëm, siç është kur lëvizni në inerci ose lundroni me ngarkesë të ulët në motorr. Sistemi mund ta çaktivizojë ose riaktivizojë një cilindër në 14 milisekonda pa bërë kompromis në performancë ose rafinim.   

Motorri i Fiesta-s 125 KF 1.0 litra EcoBoost tashmë edhe mund të specifikohet me një marsh tranmision të ri automatik, dy-friksionësh, me shtatë shpejtësi i cili ofron ndërrim të natyrshëm të marsheve për rafinim të optimizuar dhe përmirësime në efiçencën e karburantit deri në 15 përqind krahasuar me konfigurimin “outgoing” 100 KF 1.0 litra EcoBoost me gjashtë shpejtësi (NEDC) - edhe pse ofron 25 përqind më shumë fuqi. Një motorr nafte 85 KF 1.5 litra TDCi ofrohet gjithashtu për shoferët që udhëtojnë distanca të gjata. 

 

Fiesta e Avancuar dhe e Ndërlidhur

Teknologjitë e prezantuara tek Fiesta për herë të parë ofrojnë një ekperiencë drejtimi më të rafinuar, relaksuese dhe të ndërlidhur - i ndihmon drejtuesit që të operojnë më mirë stop-start dhe në sinjalistikat e trafikut, me më shumë vetëbesim se më parë. 

Kontrolli Adaptiv i Lundrimit (ACC) në dispozicion me Stop & GO dhe Njohje të Sinjalistikave të Shpejtësisë e ndihmon mjetin të mbajë një distancë të sigurtë nga mjetet e tjera përpara. Sistemi gjithashtu ndihmon në uljen e stresit përgjatë udhëtimeve rrugore të gjata dhe mund të rregullojë shpejtësinë e mjetit në përshtatje me limitet ligjore duke monitoruar sinjalistikat anësore dhe të sipërme të rrugës. 

Stop & Go - në dispozicion me transmisionin automatik dy-friksionësh me shtatë shpejtësi - i mundëson sistemit ACC të dërgojë mjetin në ndalesë të plotë në trafik stop-start dhe automatikisht të riniset nëse ndalesa zgjat më pak se tre sekonda. Për ndalesa më të gjata se tri sekonda, shoferi mund të shtypë një buton në timon ose të aplikojë butësisht pedalin e gazit për tu rinisur. 

Teknologjia e modemit Standard FordPass Connect i lejon konsumatorëve të kontollojnë në distancë një seri funksionesh të mjetit nga çdo vendndodhje përmes një sinjali celulari. Përveç se i ndihmon drejtuesit të planifikojnë më shpejt dhe me më pak stres udhëtimet me lajmërimet Live Traffic për sistemin navigator në dispozicion, konsumatorët mund të përdorin aplikacionin celular FordPass për të operuar Hapjen/Mbylljen e Dyerve nga Distanca, Nisjen nga Distanca për modelet Fiesta me transmision automatik me shtatë shpejtësi, Lokalizues të Mjetit, dhe Statusin e Mjetit për të kontrolluar nivelin e karburantit, statusin e alarmit, presionin e gomave, potencialin e karburantit, dhe shumë të tjera.

Sistemi i argëtimit dhe komunikimit SYNC 3 i Fiesta-s është përmirësuar gjithashtu për të qenë me intuitiv dhe më i lehtë për tu përdorur, me një ndërfaqe të re që përmban butonë më të mëdhenj në ekranin me prekje 8 inç. Kompaktibiliteti me Apple CarPlay and Android Auto™ qëndron i përfshirë falas. Një hapësirë e re karikimi pa kordon ofrohet gjithashtu, duke i ndihmuar udhëtarët të karikojnë me lehtë celularët inteligjentë gjatë lëvizjes.

Përmirësime të tjera për linjën Fiesta përfshijnë:

  • Funksionaliteti i Asistencës në Parkim Perpendikular shtuar tashmë tek Asistenca Aktive e Parkimit për variantët e Fiesta Active dhe ST-Line, duke i ndihmuar shoferët të parkojnë pa duar dhe krah për krah me makinat e tjera. 
  • Sinjalizuesi i Trafikut Kryqëzues përmirësuar me Frenimin Aktiv, për ti ofruar shoferëve një paralajmërim në rastet kur ecin prapa dhe një mjet tjetër do të kalojë së shpejti pas tyre, dhe tashmë i gatshëm për të aplikuar frenat për të evituar ose ulur efektet e përplasjes nëse shoferi nuk i përgjigjet paralajmërimeve.
  • Mënyrat e Reja Opsionale të Drejtimit Sport dhe Trail i janë shtuar atyre të gatshme Normal, Eco dhe Slippery për Fiesta Active, duke i ndihmuar drejtuesit të shfrytëzojnë në maksimum karakterin argëtues në drejtim të Fiesta-s si dhe të operojnë më mirë në sipërfaqe të buta apo të deformuara.
  • Sistemi audio premium B&O në dispozicion tek Fiesta është zhvendosur në harkun e timonit për të maksimizuar hapësirën e magazinimit dhe për të bërë një timon shtesë në dispozicion në kombinim me Sistemin Audio B&O. 

Fiesta është tashmë më e lehtë për tu drejtuar dhe me teknologji si FordPass Connect dhe karikim pa kordon është edhe më e lehtë për tu menaxhuar” theksoi de Waard.