Ford Kuga

Ford Kuga

"FORD KUGA" pasqyron në mënyrë perfekte natyrën tuaj aspiruese dhe të vetësigurt. Teknologjitë e veta frymëzuese, së bashku me një dizajn të aplikuar bukur, ofrojnë luks të cilësisë maksimale me performancë superiore - duke e bërë "Ford Kuga" partnerin ideal për shpirtin tuaj sipërmarrës dhe aventurier

I fuqishem, i rafinuar dhe me stilin unik që e dallon Ford Kuga krenohet me teknologjinë më të fundit të kërkuar për të mbajtur gjallë ëndrrën e aventurës jashtë rruge. 
Sistemi inteligjent All-Wheel Drive (Te Gjithe Gomat Aktive) përshtatet në sekondë kundrejt kushteve të terrenit, Active City Stop në mënyre automatike kryen frenimin në shpejtësi të ulëta për të shmangur përplasjen dhe Ford SYNC lexon për ju mesazhet dhe ju mundëson kontroll të muzikës, telefonatave dhe shumë më tepër, pa qenë nevoja të përdorni duart duke shkëputur vëmendjen nga drejtimi i automjetit.

Projektuar për tu përballur me terrenet më të vështira, Ford Kuga disponon një sërë teknologjish sigurie dhe ndihme në drejtim siç është Sistemi Inteligjent i Mbrojtjes, Programi Elektronik i Stabilitetit dhe Sistemi i të gjithë gomave aktive.

Sistemi inteligjent i drejtimit me të gjitha rrotat aktive i "Ford Kuga" monitoron vazhdimisht, duke optimizuar fërkimin në çdo sipërfaqe, për ta drejtuar fuqinë midis rrotave sipas nevojës. Një ekran në panelin e instrumenteve tregon fuqinë që shkon në çdo rrotë, duke ju ndihmuar që të qëndroni vigjilent për ndryshimet në kushtet e rrugës.

Lëreri Kugën tuaj të parkohet vetë!Ndihma aktive në parkim do ta parkojë "Kugën" për ju. Sistemi gjen vendparkime të përshtatshme dhe mund t'ju drejtojë automatikisht në to. Ajo mund edhe të manovrojë për t'ju nxjerrë nga vendparkimet. Gjithçka që duhet të bëni është të përdorni gazin, frenat dhe marshet

FORD KUGA E GJENI NE SHOWROOMIN E ALBANIAN MOTOR COMPANY.

Për më shumë informacione na vizitoni ose kontaktoni në numrin:
Autostrada Tiranë-Durrës, Km.10
067 603 5588