Ford Prezanton Teknologji të Butë Hibride me Konsum Efiçent Karburanti tek Fiesta Van.

-Ford Fiesta Van EcoBoost Hybrid e cila përmban teknologji motorrike të elektrifikuar me 48 volt u ofron konsumatorëve të furgonëve kompaktë një alternativë me konsum efiçent karburanti ndaj naftës. 

-Sistemi i butë hibrid ofron performancë benzine dhe efiçencë karburanti të optimizuar pa e ulur volumin mbajtës ose kapacitetin e ngarkesës. 

-Fiesta Van EcoBoost Hybrid e zgjeron më tej linjën komerciale të mjeteve të elektrifikuara të Ford-it, duke ju bashkuar Transit, Transit Custom dhe Tourneo Custom të versionit hibrid të butë dhe mjeteve hibride me karikim. 

Dunton, Britani, Qershor 8, 2020 - Ford po shton një opsion të ri elektrik të linjës Fiesta Van me një model EcoBoost Hybrid i cili prezanton një teknologji hibride të butë për konsumatorët e furgonëve kompaktë të kompanisë. 

Të gatshme për tu porositur duke filluar nga Gushti dhe furnizuar nga motorri i avancuar EcoBoost Hybrid 48 volt, varianti i ri i Fiesta Van është i dizenjuar për të dhuruar performancë që reagon lehtë të motorrit të benzinës si dhe kosto të ulura të pronësisë për pronarët dhe operatorët e furgonëve urbanë “hatchback”. 

Motorri 125 KF 1.0 litra EcoBoost Hybrid i Ford-it ofron një alternativë tërheqëse për konsumatorët që dëshirojnë manovrueshmërinë e një motorri benzine, me efiçencën e karburantit të përmirësuar duke përdorur deri në 24 Nm tërheqje elektrike dhe performancë të përmirësuar duke shfrytëzuar deri në 50 Nm tërheqje elektrike në rpm të ulët. Fiesta Van EcoBoost Hybrid është dizenjuar gjithashtu për të lejuar aksesin e vazhdueshëm në zona që ndalojnë ose limitojnë mjetet e naftës. Sistemi i butë hibrid nuk e sakrifikon zonën e ngarkimit prej 1.0 m³ të Fiesta Van në asnjë dimension dhe as kapacitetin prej 531 kg. 

Fiesta Van EcoBoost Hybrid e re është hapi më i madh përpara i Ford-it në ofrimin e opsioneve elektrike me vlerë të lartë përgjatë linjave Ford të furgonëve. Teknologjia e avancuar dhe e sprovuar hibride e butë i dhuron pronarëve një mjet kompakt që është reagues në drejtim dhe kost-efektiv në operim”, Hans Schep, menaxher i përgjithshëm, Mjetet Komerciale, Ford për Europën. 

Për më tepër, Fiesta Van përmban edhe ndërlidhje të avancuar dhe teknologji asistuese të drejtimit për t’i dhuruar shoferëve mundësinë për të qëndruar në orar dhe për të shmangur kostot e bezdisshme të operimit në zona urbane me trafik të lartë. 

Motorrët elektrikë ndihmojnë në kursimin e karburantit

Motorri Fiesta Van EcoBoost përmban teknologji të ngjashme si ato të prezantura në Transit Custom EcoBlue Hybrid, fituese çmimi në “International Van of the Year” më 2019. 

Një startues/gjenerator i integruar (BISG) i vendosur në vend të alternatorit standard mundëson rikuperimin dhe ruajtjen e energjisë që zakonisht humbet gjatë frenimit për të karikuar një paketë baterie litium-joni 48 volt të ftohur me ajër. 

BISG më i fuqishëm gjithashtu mundëson që teknologjia Auto-Start-Stop e Fiesta Van EcoBoost të operojë në një gamë më të gjerë skenarësh për kursime edhe më të mëdha të karburantit, përfshirë edhe gjatë rënies së shpejtësisë deri në ndalesë nën 25 km/orë (15 milje/orë) dhe madje edhe kur automjeti është në ingranazh me pedalin e friksionit të shtypur. 

BISG gjithashtu vepron edhe si motor, duke u integruar me motorrin dhe duke përdorur energjinë e ruajtur për të mundësuar asistencë në tërheqje gjatë drejtimit normal apo gjatë përshpejtimit, si dhe mbajtjen në punë të pajisjeve të tjera elektrike në mjet. 

Sistemi inteligjent, vetë-rregullues hibrid monitoron vazhdimisht se si automjeti po përdoret për të përcaktuar kur dhe se sa intensivisht të karikohet bateria për përfitim optimal, dhe kur të përdoret ngarkesa e ruajtur e baterisë për të zvogëluar sasinë e punës që kërkohet nga motorri i benzinës.

Teknologjia kontribuon në efikasitetin e karburantit nga 4.1 l/100 km dhe emetimet e CO2 nga 93 g/km NEDC (5.1 l/100 km dhe 115 g/km WLTP) - një përmirësim i efikasitetit të karburantit deri në 6 përqind krahasuar me modelin jo hibrid (NEDC) .

Motorri i Fiesta Van EcoBoost Hybrid përmban gjithashtu teknologjinë e çaktivizimit të cilindrave që rrit më tej efikasitetin e karburantit duke fikur automatikisht një prej cilindrave kur kapaciteti i plotë nuk është i nevojshëm, siç është kur lëvizni në inerci ose lundroni me ngarkesë të ulet në motorr. Sistemi mund ta çaktivizojë ose riaktivizojë një cilindër në 14 milisekonda pa bërë kompromis në performancë ose rafinim. 

Fiesta Van EcoBoost Hybrid është në dispozicion si në seritë Trend edhe në ato Sport dhe zëvendëson opsionin motorrik 85 KF 1.5 litra TDCi. Një EcoBoost jo-hibrid 125 KF 1.0 litër me marsh manual me gjashtë shpejtësi është gjithashtu i disponueshëm, me efikasitet të karburantit nga 4.2 l/100 km dhe emetimet e CO2 nga 97 g/km NEDC (5.1 l/100 km dhe 117 g/km WLTP).

Teknologji për të rritur produktivitetin

Pjesa e brendshme e Fiesta Van EcoBoost Hybrid është shumë e përshtatshme për përdorimin modern komercial. Shoferët të cilët përdorin telefonë celularë për të planifikuar itineraret, gjurmuar dërgesat dhe qëndruar në linjë përfitojnë nga kompaktibiliteti i Apple CarPlay dhe Android Auto™ i përfshirë falas si pjesë e sistemit të argëtimit dhe komunikimit SYNC 3. 

Mbështetur nga një ekran qëndror 8 inç i cili mund të operohet duke përdorur gjeste prekjeje ose rrëshqitjeje, SYNC 3 përmban një ndërfaqe të re me butona më të mëdhenj që janë më intuitiv dhe më të lehtë për tu përdorur. 

Lidhja me internet është në dispozicion me teknologjinë modem standarte FordPass Connect duke rritur produktivitetin përmes aftësisë për të krijuar hotspote WiFi dhe duke i mundësuar pronarëve mbajtjen e sigurtë e të mbrojtur të makinës si dhe operimin e saj efiçent duke përdorur aplikacionin FordPass Pro. 

Teknologjitë si Asisti Para-Përplasjes (“Pre-Collision Assist”) me Frenim Aktiv (“Active Braking”), Sinjalizuesi i Kryqëzimit të Trafikut (“Cross Traffic Alert”) dhe Sistemi Ford i Mbajtjes në Korsi (“Lane-Keeping System”) mund të ndihmojnë shoferët e Fiesta Van për të shmangur ose minimizuar efektet e përplasjeve me mjete të tjera, kalimtarë, apo çiklistë. 

Kontrolli Adaptiv i Lundrimit me Njohjen e Sinjalistikës së Shpejtësisë (“Adaptive Cruise Control with Speed Sign Recognition”) mund edhe të ndihmojë shoferët të shmangin gjobat apo dënimet. Teknologjia mund ta rregullojë shpejtësinë e mjetit brenda limiteve ligjore duke monitoruar pjesët anësore dhe të sipërme të rrugës për të lexuar sinjalistikat përkatëse. 

Linja e përmirësuar Fiesta Van që përfshin EcoBoost Hybrid të ri prezanton përmirësime në pjesën e jashtme si fenerët reflektues ballorë LED si standart në modelet Trend, përmirësuar në fenerë ballorë projektues LED në modelet Sport. Të dyja seritë përfitojnë gjithashtu nga dizajne të reja rrotash; rrota çeliku 16 inç në Trend dhe rrota shtatë-foli aliazhi në Sport. 

Si pjesë e linjës së mjeteve komerciale Ford, një seri Opsionesh ngjyrash Speciale Mjetesh dhe paketash eksteriore mund të porositen për tju përshtatur më mirë nevojave të bizneseve specifike. 

Fiesta Van EcoBoost Hybrid i bashkohet linjës së gjerë Ford të mjeteve komerciale elektrike hibrid të butë dhe hibrid me karikim. Vitin e kalur, Ford prezantoi gjithashtu Transit hybrid të butë 48 volt, Transit Custom dhe variantet Tourneo Custom EcoBlue Hybrid, në vazhdim të varianteve Hybrid të Karikueshëm Transit Custom dhe Tourneo Custom.