Inovacion në sistemin e ri të audio-s në makinat elektrike, Mustang Mach-E

Sistemi Audio i Mustang Mach-E - Award Winning- sjell stil, rehati dhe cilësi akustike në gabinën e makinës.

Me një dëshirë në rritje për ofrimin e një përvojë premium të sistemit audio dhe me tendencën e krijimit të një mjedisi që ofron një komoditet më familjar, u krijua sistemi i ri i audios “B&O “në automjetet e reja elektrike Mustang Mach-E.

Sistemi i ri u krijua në bazë të filozofisë së Ford, që vë në qendër njerëzit dhe faktin se shoferët kalojnë mesatarisht katër vite të jetës së tyre para timonit.  Mustang Mach-E është automjeti i parë, në të cilin Ford, i jep një rëndësi të veçantë sistemit audio.

Ky sistem u jep të gjithë drejtuesve të Mustang Mach-E, ashtu si edhe pasagjerëve, një përvojë të shkëlqyeshme audio-je dhe gjithashtu ndihmon në krijimin e një elementi qetësie.

Sistemi audio

Një boks (ECS) përdor formën unike të kabinës për të prodhuar performancë të fuqishme të basit, pavarësisht se është rreth gjysma e peshës së një boksi tradicionale dhe zë rreth 80 përqind më pak hapësirë. Kursimi i peshës është vetëm një nga masat që Ford ka ndërmarrë për të ndihmuar Mustang Mach-E të arrijë një gamë të synuar drejtimi WLTP deri në 600 km (më shumë se 370 milje) në konfigurimin e makinës me 4 rrota të pasme.

Duke u frymëzuar nga sistemi i audios B&O në makinat Mustang, inxhinierët akustikë “HARMAN” rishikuan karakteristikat akustike të sistemit Mustang për të krijuar një përvojë të ngjashme dëgjimore. Makinat elektrike janë më të qeta falë mungesës së zhurmës së motorrit tradicional, edhe pse kjo sjell shpesh burime të reja të zhurmës. Kjo ishte diçka që inxhinierët kapërcen duke shfrytëzuar mundësinë e një kabine të qetë  duke ruajtur performancën e pasur të basit dhe duke ruajtur qartësinë e kompozimeve muzikore. 

Zëri i folur

Akordimi gjithashtu përbën pjesën më të madhe të zërit,  i cili ndihmon librat audio të jenë më real, u jep thirrjeve telefonike qartësi shtesë dhe me trendin në rritje të kinemave brenda makinave, madje mund të përcjell gamën e pasur të tingujve në filma me cilësi tepër të lartë. Sistemi informativ & argëtues i Mach-E madje ka aplikacione të integruara për podcast dhe është në gjendje t'i luajë ato me performancë optimale përmes audios.


Teknologji shtesë

Mach-E është përshtatur me të ardhmen, me azhornime që lejojnë që automjeti të qëndrojë në pararojë të teknologjisë, pa qenë nevoja që pronari të largohet nga shtëpia. Pothuajse të gjitha modulet e kompjuterit Mach-E mund të azhurnohen. Ford mund të ofrojë përmirësime të performancës dhe karakteristika krejtësisht të reja që mund të mos ekzistojnë në momentin kur klienti ka blerë makinën.

 

Burimi: ‌‌www.media.ford.com‌.‌ ‌