Linja e Zgjeruar e Ford Puma i Ofron Konsumatorëve më Shumë Zgjedhje - nga Efikasiteti në Sportive Luksoze.

Ford ka zgjeruar më tej gamë e Ford Puma me nivele shtesë të fuqisë dhe të opsioneve duke ofruar linjën më gjithpërfshirëse të krijuar deri më tani për këtë crossover kompakt të frymëzuar nga SUV.

Konsumatorët tashmë mund të zgjedhin, për herë të parë, mes modeleve Puma që kanë motorr naftë EcoBlue 1.5 litra me 120 KF,  të pajisura me kambion e re me transmetim të dyfishtë me shtatë shpejtësi, dhe një variant të ri luksoz Puma ST-Line Vignale.

Ford ka investuar përafërsisht € 200 milion në fabrikën e avancuar të prodhimit në Kraiova, Rumani, për të mbështetur prodhimin e Puma-ve, duke e çuar investimin total të Ford-it në Kraiova në rreth € 1.5 bilion që nga viti 2008. 

Linjë Gjithpërfshirëse e Fuqishme

Motorri i ri me naftë i Puma-s 120 KF 1.5 litra EcoBlue ofron një opsion tërheqës për shoferët që udhëtojnë distanca të gjata - duke regjistruar 99 g/km emetime CO2 dhe 3.8 litra/100 km konsum karburanti NEDC (nga 118 g/km dhe 4.5/100 km WLTP) me marsh manual me gjashtë shpejtësi. 

Një opsion me marsh të ri me shtatë shpejtësi për motorrin EcoBoost 125 KF 1.0 litra regjistron nga 110 g/km emetime karboni së bashku me 4.9 litra/100 km konsum karburanti NEDC (nga 137 g/km dhe 6.0 litra/100 km WLTP). Marshi i avancuar me raport më të madh shpejtësish dhe operim transmetues të dyfishtë për ndërrim sa më të natyrshëm të marsheve kontribuon në një konsum të optimizuar dhe efiçent karburanti, rafinim, dhe dinamikë drejtimi. 

Konsumatorët e Puma-s ishin nga fundi i vitit të kaluar mes të parëve që përfituan nga teknologjia e butë hibride 48-voltëshe e Ford-it. Motorrët Puma EcoBoost Hybrid ofrohen me dy burime fuqie në kombinim me transmisione manuale me gjashtë shpejtësi: 

-125 KF 1.0 litra EcoBoost Hybrid ofron nga 97 g/km emetime CO2 dhe 4.3 litra/100 km ekonomi karburanti NEDC (nga 126 g/km dhe 5.5 litra/100 km WLTP).

-155 KF 1.0 litra EcoBoost Hybrid ofron nga 99 g/km emetime CO2 dhe 4.4 litra/100 km ekonomi karburanti NEDC (nga 126 g/km dhe 5.5 litra/100 km WLTP).

 

-125 KF 1.0 litra EcoBoost ofron nga 103 g/km emetime karboni dhe 4.5 litra/100 km ekonomi karburanti NEDC (131 g/km dhe 5.7 litra/100 km WLTP), dhe një 95 KF 1.0 litra EcoBoost nga 102 g/km emetime karboni dhe 4.5 litra/100 km ekonomi karburanti NEDC (nga 5.7 litra/100 km dhe 129 g/km WLTP). 

Puma Luksoze ST-Line Vignale

Bazuar në variantin sportive Puma ST-Line, Puma ST-Line Vignale ofron edhe më shumë specifikime premium. Detaje unike përfshijnë një grilë të sipërme alumini, prapakolp në ngjyrë të  errët. Specifikimet standart përfshijnë fenerë LED, sedilje lëkure Windsor, timon lëkure Manacor, sistem audio premium B&O dhe sistem Ford KeyFree. 

Variante të tjerë të modeleve Puma përfshijnë atë Trend, Titanium X, dhe ST-Line X. Këta modele përmbajnë teknologji inovative të Ford si Informacioni i Rrezikut Lokal (“Local Hazard Information”), i mundësuar nga modemi FordPass Connect, dhe zgjidhja e zhdërvjellët e magazinimit Ford MegaBox, e aftë për të magazinuar edhe sendet më delikate deri në 115 cm të lartë - si psh vazo bimësh apo steka golfi - në pozicion të ngritur. 

Më herët këtë muaj, Ford deklaroi se një modeli i ri Ford Performance Puma ST do t’i bashkohet linjës në vazhdim të këtij viti.