Mjetet Ford bëhen pjesë e flotës së Policisë së Shtetit.

Më 11 Maj 2020 flotës së Policisë së Shtetit Shqiptar iu shtuan 147 automjete Ford. Modelet e dorëzuara janë të kategorisë “Ford Transit”, modeli më i shitur i mjeteve të punës në Evropë. Specifikisht, 96 janë automjete “Transit Custom” ndërkohë që 51 të tjerë janë “Transit Van” të pajisur me fletë të shtuara çeliku për ndërhyrje policore më delikate. Kjo flotë është ndër më të mëdhatë që i bashkohen policisë Shqiptare si pjesë e një bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian, Qeverisë Shqiptare, dhe përfaqesuesit zyrtar të Ford në Shqipëri, Albanian Motor Company. 

Në lidhje me këtë zhvillim, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi: “Kjo ndihmë është për të garantuar vlerat dhe ligjet e qytetarëve Shqiptarë. Këto mjete do të përdoren për patrullimin, për transportin e oficerëve të policisë, për operacionet kundër drogës dhe aktivitetet e kufirit në këtë kohë të pandemisë, në mënyrë që të bëhet mirë puna dhe policia të jetë efikase.” Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se mjetet: “do të mundësojnë kushte optimale operacionesh që janë operacionet më speciale dhe më të rrezikshme...hidhet një hap i rëndësishëm i modernizimit [të Policisë së Shtetit]”. 

 

Përmes mjeteve Ford Transit Custom dhe Transit Van, Policia e Shtetit Shqiptar synon të përmirësojë rezultatet në luftën kundër krimit. Furgoni Transit Custom është ideal për punë të rënda falë motorrit 2.0 TDCi, kapacitetit mbajtës lider dhe manovrimit perfekt. Transit Van është gjithashtu një mjet i avancuar pune me hapësirë ngarkese solide dhe lehtësisht të menaxhueshme. Të dy modelet janë të pajisura me sistemet më të avancuara të sigurisë si lajmërues për trafikun përpara, kontrolle drejtimi dhe shpejtësie, kontrolle të kurbës në kthesa, e shumë teknologji inovative të asistencës në drejtim dhe evitimit të përplasjeve. Gjithashtu, të dy modelet janë tepër ekonomikë duke ulur kostot e operimit dhe rritur efikasitetin. 

 

Shtimi i mjeteve Ford në flotën e Policisë së Shtetit është pjesë e strategjisë së Ford Albania për një klimë biznesi më efektive falë një transporti të bazuar tek mjetet inteligjente dhe të sprovuara të punës si ato të markës Ford. Albanian Motor Company mbetet e përkushtuar tu shërbejë institucioneve, organizatave, korporatave, apo bizneseve në përpjekjet e tyre drejt një rritjeje ekonomike të qëndrueshme.