Nxënësit e Academy of European Languages vizitojnë showroomin e Ford Albania

Në kuadër të javës së teknologjisë showroomi i Ford Albania u mbush plot fëmijë.

Vizitorët e vegjël vinin nga Academy of European Languages

Nxënësit u pritën nga stafi i Ford Albania, me të cilin zhvilluan një bashkëbisedim, duke shuar kureshtjen për tematika të ndryshme.

Gjatë kësaj vizite nxënësit u njohën me të gjithë larmishërinw e modeleve që ofron Ford. Ata panë nga afër dizajnin, teknologjinë dhe performancën e tyre.

Ndalesa e tyre ishte dhe servisi Ford ku u njohën me ambientet e servisit, pajisjet e tij dhe si kryhej i gjithë procesi.

Faleminderit që na vizituat vogëlushë, ju mirëpresim sërish!