Për aventura familjare
FORD TOURNEO CONNECT ACTIVE I RI
Nivel premium i shkathtësisë
FORD TOURNEO CONNECT ACTIVE I RI
Gjithë hapësira që ju nevojitet
FORD TOURNEO CONNECT ACTIVE I RI

FORD TOURNEO CONNECT AKTIVE

Me gjithçka ofron seria Titanium, plus një dizajn unik të frymëzuar nga SUV, Tourneo Connect Active tërësisht i ri është zgjedhja premium për aventurat familjare. 

E mbushur me të gjithë teknologjinë e zgjuar të gamës së Tourneo Connect, por me stil shtesë, rehati të brendshme dhe frymën aventureske të një automjeti të vërtetë me shumë aktivitete.

Parakolpi i ulur i përparmë, mbulesat e zeza të harkut të rrotave dhe disqet 17" i japin Tourneo Connect Active një pamje të fortë të dallueshme. Ndërsa shinat e çatisë, ndenjëset fleksibël dhe bagazhi praktik sigurojnë që ai të jetë në përputhje me pamjen e tij. Të gjitha të disponueshme në ngjyrën unike të trupit të Fordit Boundless Blue.


TIPARET KRYESORE

Aventuresk brenda dhe jashtë. Tourneo Connect Active tërësisht i ri ka një stil të guximshëm dhe të ri në rrugë. Brenda, materialet premium, teknologjitë inteligjente dhe ndenjëset e gjithanshme e bëjnë atë të përsosur për familjet gjithmone në lëvizje.
PARAKOLPI I ULUR
Parakolpi i përparmë i ulur është unik për Active, me një pllakë rrëshqitëse që ofron qendrueshmeri kur eksploroni korsi më të ashpra gjate udhetimit tuaj. 
HARQET E RROTAVE
Format e forta të harkut të rrotave theksojnë pamjen e re aventureske.

DISQE ALUMINI PREMIUM
Diqet 17" shtojnë imazhin e ashpër të Tourneo Connect Active.
BRENDËSI SHUMË FUNKSIONALE
Tourneo Connect Active sjell një dizajn premium për të krijuar një ndjenjë të sofistikimit në të gjithë brendësinë e tij. Qepjet unike "Nordic Blue" në sedilje, leva e marsheve, timoni dhe tapetet e dyshemesë i japin kabinës një pamje të re të fuqishme. Pllakat “Active”  ndihmojnë për ta mbajtur makinën tuaj në maksimumin e saj, dhe një rregullim i zgjuar i ndenjëseve e bën të lehtë rregullimin e pjesës së brendshme të makinës tuaj për të transportuar pasagjerë, bagazhe, sende të mëdha ose të gjata, ose një kombinim të të gjithave.

GRILË PLOT STIL
Grila e mrekullueshme me rrethim kromi plotëson pamjen, duke nënvizuar karakterin dallues të Active.