Një balancë e re pune-jetë

FORD TOURNEO CONNECT I RI

Arratisu nga qyteti

FORD TOURNEO CONNECT I RI

Po aq funksional sa ti

FORD TOURNEO CONNECT I RI

I rehatshëm. I aftë. Funksional.

FORD TOURNEO CONNECT I RI 

Për biznese të vogla dhe dalje të mëdha

FORD TOURNEO CONNECT I RI

FORD TOURNEO CONNECT

Tourneo Connect krejtësisht i ri është krijuar për të qenë po aq i gjithanshëm sa ju. Mjaft i madh për të përballuar ngarkesën tuaj të punës. Mjaft fleksibël për familjen tuaj. Mjaft i shkathët për të trajtuar rrugët urbane. Mjaft komod për t'i mbajtur të gjithë të lumtur. I riimagjinuar plotësisht, Tourneo Connect krejtesisht i ri ka një stil dinamik, një brendësi të rafinuar dhe një përvojë vozitëse tërësisht dixhitale. Gjithashtu mund te zgjidhni mes motorreve me emetim të ulët EcoBoost me benzinë ​​dhe EcoBlue me naftë.

Të dy Tourneo Connect ai me 5 dhe ai 7 vendësh janë në dispozicion me bazë të gjatë ose të shkurtër të rrotave dhe hapësirë ​​të brendshme super fleksibël. Kështu që ju mund ta përdorni për të çuar fëmijet në shkollë, për të dorëzuar pakot apo për argëtim në fundjavë. Me gamën  Active, Sport dhe Titanium, Tourneo Connect është në shtëpi kudo që ta çoni.


SHIKOJE NË VEPRIM

Motorret e avancuar me naftë, forcë rrotulluese dhe efikasitet të përmirësuar. I pajisur me sistemin AdBlue me dy doza për të reduktuar ndjeshëm emetimet e dëmshme të NOx.


Transmisioni(et): AUTOMATIKE me 7 SHPEJTËSI; MANUALE me 6 SHPEJTËSI


Sistemi i drejtimit: FWD – DIFERENCIAL PARA


Emetimet e CO2: 128-145 g/km


Konsumi i karburantit: 54-61 mpg

Fuqi e jashtëzakonshme, injeksion direkt i karburantit me efikasitet të jashtëzakonshëm.


Transmisioni(et): AUTOMATIKE me 7 SHPEJTËSI; MANUALE me 6 SHPEJTËSI



Sistemi i drejtimit: FWD – DIFERENCIAL PARA


Emetimet e CO2: 146-156 g/km


Konsumi i karburantit: 48-49 mpg

DIZAJN I RI ESTETIK

Tourneo Connect krejtesisht i ri përmban një ridizejnim të plotë. Përfshirë një pamje të re sportive të jashtme, me linja të skalitura dinamike, grila të theksuara përpara, një zgjedhje të ngjyrave të trupit që të bëjnë të kthesh kokën, plus një interior elegant dhe të gjerë.

NDËRLIDHJE DIXHITALE

Grupi i instrumenteve dixhitale Tourneo Connect 10,25" ju lejon të personalizoni ekranin me një sërë të dhënash të automjetit. Ndërsa ekrani me prekje me ngjyra 8,25” ose 10” lidhet pa probleme me telefonin tuaj inteligjent.

SEDILJE FLESKIBËL

I disponueshem me dy ose tre rreshta dhe ndenjëse për deri në pesë ose shtatë persona. Të gjitha sediljet e pasme mund të palosen, të ulen përpara ose të hiqen. Selia e pasagjerit mund të paloset gjithashtu për të transportuar ngarkesa shumë të gjata.

FORDPASS

Zbuloni një sërë veçorish të lidhjes përmes smartfonit tuaj. Aplikacioni FordPass ju lejon të monitoroni vendndodhjen e automjetit tuaj dhe të dhënat e drejtimit, të merrni përditësime të trafikut në kohë reale, plus sinjalizimet për shëndetin e automjetit të dërguara në telefonin tuaj.

X PACK

Veçoritë shtesë të X Pack përfshijnë fenerët e rinj LED me rreze të lartë automatike, kamera të pasme dhe Kontroll automatik të temperaturës elektronike me dy zona (DEATC).